Në spektaklin e fundit të BBV u prezantua një ambient i ri brenda shtëpisë, më luksoz dhe romantik se pjesët tjera.
Banorët do të duhet të futen aty vetëm nga dy dhe do të gëzojnë privilegje të mëdha.
Gjersa flitej se kush duhet ta shijojnë të parët suitën u përmend mes tjerëve edhe emri i Trixës dhe Donaldit.
Ky i fundit shkaktoi shumë të qeshura duke kërkuar që të kalonte natën me Trixën pa kamera.
“Po të mos kishte kamera kishim shkuar ne.“-tha Donaldi, i cili u pasua nga një batutë e Monikës: “Po i fikin ata kamerat në momente të caktuara”
Mirëpo, gjithë vëmendjen në këtë diskutim e kanë marrë mimikat e Semit. E ulur në panelin e banorëve të eleminuar, Semi duket se nuk u ndje aspak e rehatshme me diskutimin dhe ironizoi me mimika. Ky reagim është vënë re nga shumë persona dhe sot po bën xhiron e rrjetit.
Ndonëse ka thënë se tashmë po i sheh gjërat më ftohtë dhe si publik, duket se Semi nuk po ia del gjithmonë ta bëjë këtë gjë.