INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagoi dhe Jonida Maliqi! Pasi iu zbulua lidhja, Romeo dhe vajza e ministrit shqiptar “arratisen” për në këtë vend!

Reagoi dhe Jonida Maliqi! Pasi iu zbulua lidhja, Romeo dhe vajza e ministrit shqiptar “arratisen” për në këtë vend!

Publikuar më: 19:30 28-02-2021

Vetëm pak javë më parë u mësua se Romeo Veshaj ka nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin. Sapo ky lajm u bë publik, u mësua se aktori i humrit kishte ndarë si fillim rrugët me Jonida Maliqin që në nëntor të vitit të shkuar. “Prive” mësoi se Romeo dhe Jonida ishin ndarë bashkë paqësisht dhe kjo vërtetohej lehtësisht edhe nga adresat e tyre në Instagram, në të cilat ndiqen ende.

Ndërkohë, Jonida Maliqi ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga Romeon. Në një intervistë për “Prive” ajo është shprehur se jetoi një histori të bukur dashurie me Romeon, por gjithçka u zbeh me kalimin e kohës. Ajo konfirmoi se është ndarë miqësisht me Romeon dhe se vazhdon ende të komunikojë herë pas here me të. Ndërsa sa i përket lidhjes së tij me Aleksian ajo tha vetëm pak fjalë:

“I uroj jetë të lumtur çiftit!”.

Pasi rrjeti ra në "gjurmët" e romancës më të re, ishte Aleksia ajo që publikoi foto me të dashurin e saj.

Ditën e sotme ata kanë vizituar Korçën, nga ku kanë publikuar që të dy fotografi. Duket se dy të rinjtë nuk kanë ndërmend të fshihen më nga sytë e publikut.

alexia.jpg

 

romeo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039761066436768