Fifi që prej pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike”, është bërë një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, por për herë të parë ajo u bë e njohur me këngën e saj “Kus Kus”, ku kënga fliste për vajzat e shëndosha.
Ajo është përfolur shumë për pamjen e saj fizike. Por sipas Fifit kjo gjë nuk e ka shqetësuar dhe ajo nuk do të dobësohet pasi nuk do të largohet nga imazhi i një vajze të kolme.
Në një intervistë për ‘Tell all’ në ‘Gazeta Shqiptare’, ajo është pyetur nga gazetarja nëse ka një mesazh për të gjithë ata që e quajnë të shëndoshë, Fifi e revoltuar ka marr mikrofonin dhe është shprehur: “ Veç edhe një herë t’ju dëgjojë të bëni krahasime e hollë e trashë, i madh, i vogël. Po ju them që ose duhet të më doni kështu siç jam ose kokën kam për t’ua u thyer të gjithëve , a e morët vesh”, ka thënë këngëtarja e njohur dhe më pas ka filluar të qesh.