Prej disa ditësh emri i Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit, ka bërë xhiron e mediave online, kryesisht atyre rozë.
Sipas thashethemeve që janë bërë nga portalet dyshja janë ndarë, ndërkohë asnjëri prej tyre nuk ka shprehur diçka zyrtare për publikun.
informacionet e vetme që na kanë bërë të mendojmë në këtë mënyrë kanë qenë statuset që Lori Hoxha ka bërë në rrjetet e saj sociale.
Nga postimi i fundit, Lori ka shkruar: "Si të ndihesh e kënaqur me të zakonshmen, kur ajo që do në të vërtetë, është e jashtëzakonshmja".
Kaq ka mjaftuar që portalet të aludojnë se ky status i është dedikuar Visit.
Le të shpresojmë, që nëse kanë probleme, t'i rregullojnë sa më shpejtë. /INTv.al/