Pas lajmit për aksidentin e Ermal Mamaqit dhe Alban Skënderajt, ka reaguar menaxheri i këtij të fundit për Blitz.al ku sqaron se Albani është mirë dhe se me makinë është përplasur Ermali.
Menjëherë më pas ka ardhur edhe reagimi i vetë Ermalit nëpërmjet një statusi në Facebook ku shprehet se aksidenti ka ndodhur në Ferizaj mbrëmjen e kaluar si pasojë e një rrethrrotullimi të pandriçuar.
Pasi falënderon Zotin që i fali jetën për herë të dytë, Ermali ka një pyetje për autorietet të cilat shpreson t’i vënë në pozitë në mënyrë që të shmangen aksidente të tjera.