Armina Mevlani ka qenë shënjestra e rradhës e gazetarit Bledi Mane i cili ka bërë disa shkrime ofenduese kundrejt saj.
Edhe pse vihet re qartë se shkrimet nuk janë të adresuar personalisht tek Armina por shkojnë më tej, bukuroshja e ekranit nuk ka nguruar të japë komentin e saj.
Pasi postoi një foto në Instagram, dikush i komentoi Arminës se si ja diltë të ruante durimin kur njerez si Bledi Mane e shajnë publikisht? Ajo u përgjigj: “ …hahaha po nuk ja vlen të ulesh në nivelin e një të çmenduri. Ai i shkreti shyqyr fiton dy lek për ilaçe me ato "shkrime" që bën.”