INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u përfol për një lidhje me personin që e shoqëronte, REAGON ashpër Fjolla Morina [FOTO]

Pasi u përfol për një lidhje me personin që e shoqëronte, REAGON ashpër Fjolla Morina [FOTO]

Publikuar më: 18:48 26-09-2020

Ditën që u arrestua pasi iu gjetën dy armë në çantë, Fjolla Morina shoqërohej nga dy persona, F.S dhe shoferi F.M. Në media sot është përfolur se Fjolla dhe F.S kishin nisur prej pak kohësh një romancë.  Fjolla ka reaguar ashpër ndaj këtyre thashethemeve, duke e mohuar lidhjen romantike me biznesmenin.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik, çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në njëfarë pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra që dhe unë s’i dija! Por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër! Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë “show”. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”, shkruan Fjolla.

 24c58b5f-bf5e-4dde-b247-ab4866e22161.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381