INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon ashpër Jozefina Topalli, Basha s’luftoi kurrë për fitore

Reagon ashpër Jozefina Topalli, Basha s’luftoi kurrë për fitore

Publikuar më: 11:06 29-05-2017

Goditje të fortë i ka dhënë Lulzim Bashës deputetja historike e PD Jozefina Topalli që në listat e kandidatëve të PD u la jashtë. Ajo i rendit një seri gënjeshtrash dhe e thotë qartë se Basha është një figurë e remë dhe humbës.


Ja disa pjesë nga deklarata:


I rremë edhe për premtimin më të madh të jetës 2 vjeçare në opozitë, atë të Republikës së Re pa oligarkë, të cilët Lulzim Basha ditën i mallkon, ndërsa natën darkon familjarisht në vilat e tyre luksoze.

Më e rënda është se për Lulzim Bashën nuk është problem as fakti se PD rrezikon më të keqen! Atij i mjafton që të jetë në krye dhe të mbajë logon e vulën e PD.Do të isha edhe une si Kryetari i Republikes se Re, e rreme, po të thosha se nuk do të doja të isha në Parlament. Por, fatmiresisht, nuk jam e rreme.
Po! Unë doja të isha në Parlament, por doja të isha nga “Lista PD”, jo nga “Lista Basha”. Për të thënë të verteten, duke mos më kandiduar, më ka hequr një barrë të rëndë, atë të dilemes për ta pranuar apo jo një mandat që vetëm logon do ta kishte të PD, por do të ishte një mandat në shërbim të axhendës personale për pushtet të familjes Basha!
Këtë të dytën natyrisht nuk e bëja në asnjë rrethanë.
Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij e Re nuk ka ndonjë ndryshim nga Rilindja.
Qofsha e gabuar!
Dua të falenderoj zotin Berisha e në mënyrë të veçantë shkodranët e mi.
Une do te vazhdoj të jem në politikë.
Nga jashtë parlamentit do të ngrihem kundër çdo padrejtësije dhe çdo akti korruptiv, që ushqen shqiptarët me bindjen se ky vend nuk bëhet. Une besoj se Shqipëria mund të bëhet me politikanë të pakorruptuar, me autoritet dhe integritet të lartë moral.

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775