INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon ashpër Kejvina: 'Qetësohuni, unë s'vras njerëz!

Reagon ashpër Kejvina: 'Qetësohuni, unë s'vras njerëz!

Publikuar më: 13:49 05-11-2018

Intervista në studion e Ermal Mamaqit, me blogger-in arabo-izraelit Nuseir Yassin, doli pak jashtë kontrollit pas pyetjes që i bëri Kejvina të dashurës së tij.

Alyne Tamir, e dashura e blogger-it të njohur, që siç u vetëprezantua gjatë bisedës, zotëron një faqe me miliona ndjekës, ku fokusohet mbi të drejtat e grave si dhe Arbër Hajdari i “Fundjavë Ndryshe”.

Çfarë ndodhi që Ajline fillojë të qajë pas pyetjes së Kejvina Kthella: “Ti udhëton shpesh, si gjen kohë për të dashurën?”

Ndërkohë që Mamaqi refuzon të bëhet kjo pyetje, duke kërkuar të zëvendësohet me një tjetër, Alyne u nervozua dhe u ndje e ofenduar, ajo shprehet: “Kjo është shumë e papërshtatshme, nuk është as për të qeshur.”

Më tutje vazhdon:“Unë e di që jemi në Shqipëri dhe këtu femra nuk respektohet, por kjo është e tepërt.”

Pas situatës jo të këndshme në emisionin “Xing me Ermalin”, Kejvina nuk ka nguruar t’iu kundërvihet komentuesve në profilin e sajë në instagram.

 

gfgjfgjg.PNGdfgdfhfghf.PNGfhgfhfgjhfg.PNGgfhfghgf.PNG

Tej mase e revoltuar dhe e acaruar, vajza shpërthen në lot: “Jam e lodhur nga një botë që bën të tilla gjëra. Në Shqipëri gratë i trajtojnë si ‘m..t’, si objekte seksi.”

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992