Është e ditur tashmë, se këngëtarja Jessie J dhe aktori Channing Tatum janë në një lidhje. Menjëherë pas ndarjes nga bashkëshortja, Channing ka gjetur ngushëllim tek krahët e këngëtares dhe kjo gjë nuk është komentuar aspak mirë nga fansat. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ata bëjnë krahasimin e Jessie J dhe Jenna Deëan duke e ofenduar këngëtaren.
Komentet jo të këndshme nga publiku duket se nuk i kanë pëlqyer shumë Jessie J e cila ka reaguar nëpërmjet një postimi të gjatë në ‘Instagram’.
Ajo shkruan se qëllimi i vetëm është të frymëzojë vajzat e reja që të ndiheshin rehat me pamjen e tyre dhe u thotë grave të qëndrojnë të forta së bashku për të ndryshuar botën.
“A është zgjedhja e një femre nëse është e bukur apo jo një aktivitet i mirë për gratë që të marrin pjesë? Jo. A marrin gratë një mësim pozitiv nga ai? Jo.
“Kam kaluar shumë nga fëmijëria ime duke u përpjekur të jem rehat me lëkurën time, ashtu si shumë vajza të tjera të vogla dhe kur u rrita vendosa të zhvilloj karrierën time muzikore duke bërë shumë muzikë për të ndihmuar dhe frymëzuar veten dhe të gjithë gratë e tjera për bukurinë e tyre nga brenda.”
“Njeriu ka nevojë për botën. Më shumë se kurrë. Ne të gjithë jemi të bukur. Ne jemi të mjaftueshëm vetëm ashtu siç jemi. Jini më të mirët! Ju nuk mund të zgjoheni dhe të jeni dikush tjetër përveç jush. Pra, ju lutemi ta doni fytyrën tuaj, trupin tuaj, mendjen tuaj, zemrën tuaj. Bëhuni të mirë për veten dhe për ata që janë përreth jush.”
“Jini të ndjeshëm me fjalët tuaja. Nuk e keni idenë se çfarë mund të bëjnë për dikë. Zonja, vetëm ne jemi të forta. Por së bashku? Gratë mund të ndryshojnë me të vërtetë BOTËN. Me dashuri Jessica”,- shkruan këngëtarja e njohur./intv.al/