INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon ashpër LSI ndaj Francës për arrestimin e Ramush Haradinajt: “Ka qenë një veprim i gabuar, në kohën e gabuar”

Reagon ashpër LSI ndaj Francës për arrestimin e Ramush Haradinajt: “Ka qenë një veprim i gabuar, në kohën e gabuar”

Publikuar më: 14:03 07-01-2017

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë në bazë të një urdhër-arresti serb.

Vasili e ka quajtur arrestimin një veprim të gabuar në kohë të gabuar arrestimin e ish-Kryeministrit të Kosovës.

Nënkryetari i LSI ka kërkuar që autoritetet franceze të lirojnë në mënyrë urgjente Ramush Haradinajn, i cili është shpallur dy herë u pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës.

Vasili ka kërkuar gjithashtu edhe që urdhër-arrestet serbe për shqiptarët e Kosovës të hiqen nga sistemi i policive evropiane, pasi arrestime të tilla përkeqësojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ilir Meta ka komunikuar me familjen e Ramush Haradinajt, me ambasadorit tonë në Francë dhe faktorë të tjerë. Bëhet fjalë për një veprim absurd dhe që nuk ka ndihmuar dhe nuk ndihmon dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky ka qenë një veprim i gabuar në kohën e gabuar. Lirimi i menjëhershëm i z.Haradinaj dhe sqarimi i këtyre procedurave të vjetra duke ndakuar njëherë e përjgithmonë praktikën e ndalimeve të tilla edhe të paligjshme edhe provokative që i shgkojnë kundër frymës që të gjithë faktorët po përpiqen të ndërtojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

E tërë kjo ngjarje ishte zhvillim negativ i cili në qendër pati një person që ka demonstruar raportin më të hapur që është përvballur me gjykatën e hagës dhe cështja e tij ka fituar. Konkluzioni jonë është lirimi i menjëhershëm i tij do të ishte zgjidhja e vetme dhe mospërsëritja e tij. Ne e urojmë, e mbështesim dhe nxisim cdo lloj përpjekje që do realizonte lirimin e mënjëhershmë të z.Haradinaj”, tha Petrit Vasili në një konferencë shtypi.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549