Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan për drogën e madhe që është kapur dje e sot në Itali. Me anë të një statusi në Facebook, ai thotë se sasia e drogës që u kap në Itali, që vinte nga Shqipëria, nuk shihet nga policia. Dhe se policia nuk i sheh dhe as si kap trafikantët.
Ja çfarë shkruan Vasili:
Kapen në Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria. Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë. Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali? Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.