INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon ashpër PS kundër Ilir Metës, po shkel me të dyja këmbët ligjin

Reagon ashpër PS kundër Ilir Metës, po shkel me të dyja këmbët ligjin

Publikuar më: 12:41 25-06-2017

Pas qëndrimit të ashpër të presidentit të zgjedhur në Lezhë, në zonën ku janë shënuar dy rastet më të rënda gjatë ditës së votimit ka reaguar ashpër Partia Socialiste. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat PS thotë se presidenti i zgjedhur po shkel me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor, ndërsa e akuzon atë se po tenton të tensionojë situatën në vend.
Deklarata e plotë
Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh keqardhjen për sjelljen antiligjore te Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor qysh prej ditës së djeshme dhe sot në vazhdim. Përpjekja e zotit Meta për të tensionuar situatën, me deklarata të papërgjegjshme dhe deklaratat zyrtare të LSI-së me akuza vulgare ndaj socialistëve dhe vetë Policisë së Shtetit, janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe ligjërisht. Partia Socialiste u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në votim dhe u kërkon të gjithë ekipeve elektorale, votuesve, mbështetësve si edhe simpatizantëve të saj, të ruajnë qetësinë. Mos bini pre e provokimeve skandaloze të Presidentit të zgjedhur e të eksponentëve të partisë së tij, sidomos të "vëzhguesve" të LSI që në disa zona janë elemente me precendentë penale. Ruani qetësinë. Bëni detyrën patriotike ndaj Shqipërisë sot me votën tuaj dhe përballoni me shumë vetëpërmbajtje, ofensivën mizerabël të Presidentit të zgjedhur mbi procesin zgjedhor. Këto zgjedhje, janë nisur për të qenë me çdo aspekt më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë, prandaj çdo zgjedhës e zgjedhëse që merr pjesë me qetësi e qytetari në votime, pavarësisht për kë voton, jep një kontribut të shkëlqyer qytetar e atdhetar. Partia e Presidentit të zgjedhur, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t'ua prishë dot ketë festë demokratike Shqipërisë e shqiptarëve. Sa më shumë njerëz në votime sot, aq më e sigurtë, më e fortë, më e mirë, Shqipëria nesër”.

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928