INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Basha pas deklaratës së Metës : Nuk ke mandat për të folur në emër të SHBA dhe BE, debat bëjmë kur të duash

Reagon Basha pas deklaratës së Metës : Nuk ke mandat për të folur në emër të SHBA dhe BE, debat bëjmë kur të duash

Publikuar më: 12:09 17-07-2016

Menjëherë Basha i është përgjigjur deklaratës së sapo dhënë nga Kreu i Kuvendit Ilir  Meta. Teksa ky i fundit bëri thirrje se duhet t’i jepet një zgjidhje reformës në drejtësi, Basha thotë:

“Debat? Në çdo orë, në çdo ditë që të dëshirosh! Për taksat e larta, për arsimin dhe shëndetësinë në ditë të zeza, për ekonominë në agoni, për varfërimin dhe shpunësimin e shqiptarëve, për pasigurinë dhe pushtetin e bandave, për korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe për drejtësinë, por sidomos për rrugët e daljes nga kriza, që PD i ka të hedhura në alternativën e saj për çdo fushë.

Por Drejtësia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Kjo çështje kërkon konsensus e vullnet. Unë dhe Partia Demokratike i kemi dëshmuar të dyja këto cilësi e virtyte që ditën e parë, cilësi e virtyte që kanë munguar rëndshëm në anën tuaj.

Unë nuk besoj se ju keni ndonjë mandat për të folur në emër të SHBA e BE, këto punë nuk zgjidhen me Bilalin. Por ti ke mandatin e përgjegjësinë për tu bërë pjesë e zgjidhjes.

Edhe njëherë, cakto negociatoret, jepu plotfuqinë të negociojnë zgjidhjen.

Mos u kap pas preteksteve e alibive. Ne kemi ofruar rolin më të gjerë e më të fuqishëm të ndërkombëtarëve në proçesin e vettingut, duke ju përmbajtur Venecias.

Përgjegjësitë e tjera ju takojnë shqiptarëve dhe përfaqësusit e tyre legjitimë duhet ta çojnë  në fund e ta realizojnë reformën në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0034182071685791