INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Basha për herë të parë pas tërheqjes së PS: Republika e Re shënoi fitoren e parë [VIDEO]

Reagon Basha për herë të parë pas tërheqjes së PS: Republika e Re shënoi fitoren e parë [VIDEO]

Publikuar më: 19:09 05-05-2017

Pasi kryeministri i vendit Edi Rama tërhoqi kandidatin nga gara për zgjedhjet e Kavajës, ka reaguar për herë të parë kreu i PD, Lulzim Basha, i cili u shpreh se me tërheqjen e kanidatit të PS në Kavajë, Republika e Re shënoi fitoren e parë.

“Republika e Re sapo shënoi fitoren e saj të parë. Falenderimi im i parë dhe mirënjohja jonë është për qytetarët fisnik të Kavajës. Për të rinjtë dhe të rejat e Kavajës, për këtë qytetari kreshnike të lirisë dhe demokracisë që vulosi me qëndrimin e saj tërheqjen e Edi Ramës nga plani ogurzi për të kthyer monizmin në vendin që përmbysi diktaturën komuniste.

Me qëndresën e tyre u bënë një barrierë priskologjike e pakapërcyeshme për planet ogurzeza të mafias dhe të krimit. Fasada e shëmtuar kriminale që i ofroi rilindja dhe Edi Rama në datën 7 maj.

Tani është momenti të përsëris ftesën time drejtuar Edi Ramës drejtuar mazhorancës për tu bërë opjesë e zgjifdhjes së krizës politike. Rrruga e vetme është nbdarja me krimin dhe drogën. 2 kërcënimet kryesore për zgjedhje të ndershme …Është qeveria teknike. Paqësor por të vendosur kjo lëvizje që nisi si bashkimi më i madh i shqipëtarëve sot është bashkimi më i pathyeshëm për republikën e re do të vazhdojë.

Rruga e preferuar mbetet rruga e dialogut të vërtetë për zgjidhjen politike. Sot një mësim i madh për të gjithë skeptikët, ne jemi gati tju mirëpresim si qytetarë të republikës së re por nuk do jemi më kurrë qytetarë të republikës së vjetër. Zgjedhjet e vetme që do bëhen në Shipëri janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme me pjesmarrjen e opozitës të cilat do bëhen me qeveri teknike. Ftesa qëndron e hapur për zgjidhje me dialog por ultimatumet për 18 qershorin e rënë moralisht janë të papranueshme ne i refuzojmë.

Ose pranoni ftesën tonë ose përballuni me marshimin më të madh të qytetarëve javën e ardhshme në bulevardin dëshmorët e kombit", u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034492015838623