INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon BE dhe Ambasada Amerikane për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Reagon BE dhe Ambasada Amerikane për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Publikuar më: 18:07 22-12-2016

Në një deklaratë për mediat, Bashkimi Europian ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me rrëzimin e kërkesës së PD-së për ligjin  e Vettingut, një nga ligjet kryesore të reformës në drejtësi.

BE  thekson se do të inkurajoj autoritetet shqiptare të nisin zbatimin e reformës.

“Drejtësia është thelbësore për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në union”, theksohet në deklarat.

Pas vendimit  të Gjykatës Kushtetuese ka dal për një deklarat për shtyp dhe Ambasada Amerikane në Tiranë.

 “Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vetting­ut. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, nxisim udhëheqësit shqiptarë të punojnë me shpejtësi për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Një reformë kuptimplotë që i largon gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi gjyqësor gëzon mbështetjen e publikut të gjerë dhe është një prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri"

Sot Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen si antikushtetues të Ligjit të Vetting -ut me 6 vota kundër dhe 2 pro.

Article Logic
Execution time: 0.0041871070861816