INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Becchetti, do kërkoj drejtësi për dëmin që mu bë nga qeveria Shqiptare

Reagon Becchetti, do kërkoj drejtësi për dëmin që mu bë nga qeveria Shqiptare

Publikuar më: 15:03 08-07-2016

Vetëm pak minuta pasi gjyqtarja në Gjykatën e Magjistraturës të Westminister shpalli vendimin, ku nuk pranon që Francesco Becchetti ti dorëzohet drejtësisë shqiptare, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i biznesmenit Italian. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, Becchetti thotë se vendimi tregon atë që ai ka deklaruar që në fillim, i gjithë proçesi është i motivuar politikisht.
Francesco Becchetti deklaron:
“Ndjehem mirë me vendimin e sotëm dhe gjithashtu mirnjohës me gjyqtaren Angleze,  që e shqyrtoi me kujdesin e duhur profesonal këtë çështje. Gjykatësja në fjalë, ka konstatuar, se Shqipëria ka dizinformuar për të manipuluar Gjykatën Angleze duke abuzuar kështu me procesin e ekstradimit.
Vendimi i Gjyqtares dëshmon qartë, siç kam thënë gjithmonë, se proceset penale kundër meje në Shqipëri kanë qënë të motivuara politikisht.
Unë do të vazhdoj të ndjek procedurat përkatëse ndaj Qeverinë Shqiptare, për dëmin e madh që i ka shkaktuar jo vetëm biznesit tim por dhe qindra njerëzve dhe familjeve të tyre që kanë punuar për mua.”

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887