Ish kryeministri Sali Berisah ka reaguar për qëndrimin që kreu i qeverisë Edi Rama mbajti ndaj deklaratave të ambasadorëve Donald Lu dhe Hoyt Yee.
"Pse Edi Rama nuk gjeti falenderim per zotin Hoyt Yee?!
Te dashur miq, asistent zevendes sekretari i shteti Hoyt Yee, pyetjes se gazetarit te VOA per aferen Tahiri refuzoi ta komentoje me rastin konkret por, ne pergjigjen e tij, ai deklaroi parimet qe mbeshtesin SHBA; parime te nje drejtesie te pavarur dhe te paanshme, transparente dhe, ne kete kuader, nder te tjera ai tha se :.., “askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administrate”.
Kjo deklarate u pershendet, mendoj une, me te drejte nga opozita ndonese ajo ne germe nuk permbante asnje fjale te vetme per çeshtjen Tahiri. Por deklarata, pas deshtimit per ta fallsifikuar ate me zedhenesen e tij qe ka emeruar drejtoreshe te ATSH, u mbulua me heshtje te plote nga Edi Rama dhe narko mazhoranca e tij ne te gjitha nivelet.
Pse kjo heshtje varri e Edi Rames dhe narko-mazhorances se tij ndaj deklarates strikt parimore te zyrtarit te larte amerikan, i cili zgjodhi ti pergjigjet pyetjes per Tahirin vetem me parimet e njohura te drejtesise dhe shtetit ligjor ne nje vend te lire, deshmoi se ai, Rama, nuk eshte dakort me keto parime dhe kjo eshte tashme e njohur, pasi ai per sistemin e drejtesise ka mendim identik me atin e tij shpirteror, Enver Hoxhen, sipas te cilit ai dhe vetem ai duhet te jete kryehetues, kryegjykates dhe kryeprokuror i vendit. Vetem per kete deshire te çmendur dergoi ne komisionin e Venecias draftet e reformes ne drejtesi, te cilat i permbysi me te drejte ky komision. Por njerez ngjitur me te, thane se arsyeja me kryesore qe shtyu Ramen te urdheroje zyrtaret e tij te te gjitha niveleve te denojne me heshtje varri deklaraten e zyrtarit te larte te departamentit te shtetit, qendron pikerisht ne frazen e tij se “Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta …”.
Kjo fraze, e thene vetem dy dite pasi, me qellim ose pa qellim, bazuar ose jo ne ndonje dosje konkrete, prokuroret i kujtuan Rames kolegun dhe mikun e tij te ngushte Viktor Ponta, i cili eshte dhe kryeministri ne detyre i ndjekur penalisht dhe burgosur nga drejtesia rumune, iu duk Rames njolloj si permendja e litarit ne shtepine e te varurit.
Deklarata e zotit Hoyt Yee pas asaj te prokurorve dhe Viktor Pontas, i cili nuk kishte as nje te qinten e aferave te medha te tij, e kane çekuilibruar Ramen si asnjehere me pare dhe perfundimisht.
Çdo nate ai ne koshmar jeton ne galerine e dosjeve te tij personale dhe familjare duke filluar nga Surreli tek pallati pese katesh ne paje, pa asnje fature, nga mega afera e ÇEZ tek koncesionet e ndrikull Nushit, muratorit, tek çeku nje miliard euro dhe Abbi Bank, nga Xibraka dhe dosjet e aferave te tjera me shullazet, etj etj….
Pikerisht kjo ishte arsyeja pse Rama vrapoi te falenderoje flake per flake ambasadorin Lu, i cili u kujtoi shqiptareve se ne kohen e komunizmit, shqiptaret denoheshin per mendimet e tyre politike. Kjo ngjalli shpresa te medha te Rama, i cili njelloj si i mbyturi qe kapet ne fijen e barit mendoi se dosjet e tij te tmerreshme do mund ti shese si politike.
I disekuilibruar dhe absurd, Noriega beson se duke patur Xhorxh Sorosin per avokat, do mund te shese dosjet e droges, vjedhjeve te qindramiliona euro si dosjet te agjitacionit dhe propagandes apo sabotazhit te regjimit komunist.
Por Rama e ndjen se vertet ai bllokoi, ne nje vendim te paprecedent, drejtesine per Sajmir Tahirin, vertet lidhjet e tij me Xhorxh Sorosin jane me te fuqishme se sa mund te mendohen por ai nuk do mund te bllokoj tik takun e tmerrshem te ores se drejtesise qe po afron.
Kjo ore po pret revolucionin popullor, revolten qytetare qe do permbyse ne Shqiperi Narko-shtetin e Norieges dhe vendos shpejt ne kete vend parimet e larta te drejtesise dhe shtetit ligjor". shprehet Berisha