INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Berisha pas dhunës  policore të ushtruar  mbi “Erën”

Reagon Berisha pas dhunës policore të ushtruar mbi “Erën”

Publikuar më: 12:20 10-07-2016

Mësymjen e policisë në njërin prej restoranteve më me emër në Tiranë, kryeministri Berisha e ka cilësuar si një “shpërblim” nga Kryeministri pikërisht për njeriun që i mbështeti socialistët dikur në grevën e tyre të urisë në bulevard.

 “Këta janë picëshkalë!” ka shkruar Berisha në Fb me indinjatë. – Hakmarrje primitive! I nxori më të majmur me picat e tij nga e ashtuquajtura grevë urie, tani i shkatërrojnë biznesin!

Prej dy javësh bandat me uniformë keqtrajtojnë fizikisht, terrorizojnë familjarisht dhe tani i shkatërrojne biznesin duke i ndërprerë korentin, gazin dhe ujin pronarit të piceri Era.

Edi Rama po ja shpërblen me urrejtje furnizimin që ai i bëri me mijëra pica gjate tre javëve të grevës së urisë në bulevard. Këta janë bukëshkalë e picëshkalë!” thekson Berisha në denoncimin e tij publik.

Pronari i piceri “Erës”, Altin Bamllari, pati një incident me Policinë disa ditë më parë, prej ku denoncoi dhunën që u ushtrua prej saj mbi të, por pas këtij incidenti, jo më larg se dje, policia ka shkuar t’i bllokojë punën në biznesin e tij me argumentin “ndotje akustike”.

Article Logic
Execution time: 0.0022420883178711