INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Berisha për “Albatrosin” e shkrimit të Washingtone Times

Reagon Berisha për “Albatrosin” e shkrimit të Washingtone Times

Publikuar më: 13:17 30-06-2016

Nga foltorja e kuvendit ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkrimin e Washingtone Times, që sipas tij “kryqëzon” Kryeministrin Edi Rama. Ai u ka thënë deputetëve se shumë shpejt ata do të dëgjojnë atë që shkruhet për Albatrosin dhe këtu ka marrë shkak nga shkrimi, që autori Jason Katz u ka thënë të vetëve se Rama mund t’ju duket një albatros, e për Berishën ai është zogu fatal i Shqipërisë.
Berisha tha: “E dini ju çfarë është Albatros? Albatros është zogu i fatkeqësisë. Zogu fatal i Shqipërisë. Ose s'e i kanë dhënë shumë kuptime kësaj (qesh) po e quaj shpendi më mirë".
Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka paralajmëruar shqiptarët se maxhoranca ditët në vijim do të marrë mesazhe të hidhura nga ndërkombëtarët në lidhje me reformën në drejtësi dhe rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias, që opozita e kërkon me ngulm.
Berisha u bëri thirrje edhe deputetëve të mazhorancës që të pranojnë kërkesën e opozitës për nenin 88 sipas Venecias, në mënyrë që reforma në drejtësi të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve politike.
Madje iu drejtua dhe depuetit të majtë Pandeli Majko kështu: “Pandeli Pandeli, s’mund t’ia mohosh opozitës kurrë nenin 88. Nëse e bëni, kostoja do jetë mbi ju, shqiptarët do ju ndëshkojë”.
Sali Berisha foli edhe për situatën energjitike në vend, duke thënë se KESH është shndërruar në institucion terrori ndaj qytetarëve shqiptarë. Ai akuzoi kryeministri Rama për abuzime dhe vjedhje duke shtuar se qeveria po e rrokullis vendin drejt katastrofës energjetike.

Article Logic
Execution time: 0.001957893371582