INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Berisha: Rama kërkon t'iu mbyllë gojën ministrave për dosjet e aferave korruptive

Reagon Berisha: Rama kërkon t'iu mbyllë gojën ministrave për dosjet e aferave korruptive

Publikuar më: 19:20 12-03-2017

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reguar përmes një statusi në Facebook pas shkarkimit të 4 ministrave nga Rama.

Berisha thotë se Rama u tall me shqiptaret dhe katër ministrat që shkarkoi, ndërsa këtyre të fundit do që t’u mbyllë gojën për dosjet e aferave korruptive. Kujtojmë se në rubrikën ‘Komunikimi Javor” në Facebook, Rama tha se kjo lëvizje vjen në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa vlerësoi kontributin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi dhe ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

 

STATUSI I BERISHES:
Tallja cinike e Edvin Shullazit apo frike e madhe nga te shkarkuarit!
Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama, duke u tallur me shqiptaret dhe katër ministrat qe shkarkoi, renditi si shkaqe te përzënies se tyre nga qeveria pikërisht shkaqe dhe motive për te cilat ata te katër meritonin te emëroheshin apo riemëroheshin ne detyra, nga te cilat ata u qëruan.
Duke e bere veten cinike dhe qesharake para shqiptareve dhe vartësve te tij, ai tha sot se unë mund t’ju them çfarë te dua. Kështu, me një deklarate qe nuk mund te beje kurrë një kryeministër i një vendi te lire, ai tha se: njeri iku si kampion i qeverise, tjetri stafetar i saj, i treti viktime e mafies dhe i katërti, historik.
Pavarësisht nga motivet tejet te renda te shkarkimit te tyre prefshi këtu ultimatume te partnereve, ne te vërtet me ketë deklarate qe do mbetet ne analet e turpit dhe qe mund te behej vetëm ne një shpelle mafie para ekzekutimit te kumbarëve, kryekumbara, i trembur deri ne palce nga viktimat e tij, ka një dhe vetëm një qellim. Ai do me çdo kusht t’ju mbylle gojën te shkarkuarve për te gjitha informacionet, faktet, dokumentet, dosjet e aferave e mëdha korruptive dhe lidhjeve kriminale te vet Rames, te cilat, te denoncuara publikisht do te bejne te duken lule apo thjesht një kafe, denoncimet e Manjanit per Ramen dhe organizatën e tij kriminale qe ai drejton!

Article Logic
Execution time: 0.0040521621704102