INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Blushi pas përjashtimit nga Kryesia e PS-ë:  Do krijoj parti të re

Reagon Blushi pas përjashtimit nga Kryesia e PS-ë: Do krijoj parti të re

Publikuar më: 11:12 23-04-2016
Deputeti Ben Blushi ka reaguar pas përjashtimit nga PS duke thënë se  nuk mund të ishte pjesë e kryesisë PS të cilën e quajti kryesi e rilindjes, lavatriçe e mediokritetit ku dhe  socialistët e vërtetë si Arta Dade dhe Namik Dokle u tërhoqën. . Duke folur për mediat, pasi doli nga ambientet ku po zhvillohet asambleja e PS, Blushi u shpreh se Shqipëria po kërkon një rrugëdalje. Ndërkaq Blushi nuk është përfshirë në asnjë prej posteve të sekretarëve të cilët i ka propozuar Edi Rama. “Sigurisht në çdo rast nuk mund të isha pjesë e kësaj kryesie e cila nuk është e PS por e rilindjes, një lavatriçe mediokriteti". 
 
Gjithashtu Blushi tha se nuk do të votonte: “ Për këtë të votosh për rojet e spitali, për këta që ndricojnë kulla e bëjnë sheshe publike me pllaka majolike. Nuk mund të votoj për ata që duan të mbushin Shqipërinë me kanabis. Nuk mund të votoj për kanabistët rilindasit dhe mediokrët. Ka akoma kriminelë në këtë Asamble nuk kanë dalë. Kjo është një nga shakatë”.  Deputeti Bluishi, pak minuta më parë u shpreh se do të krijojë një parti të re politike. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275