INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon  burri i parukieres së vrarë në Lezhë: Nuk dua të di pse ndodhi

Reagon burri i parukieres së vrarë në Lezhë: Nuk dua të di pse ndodhi

Publikuar më: 21:34 29-11-2016

Për herë të parë ka folur bashkëshorti i Etleva Dodës të vrarë me armë zjarri në parukerinë e saj në qendër të Lezhës.

Në një intervistë për News24, Bardhoku  thotë se ditën e vrasjes ka qenë në punë, por edhe më herët nuk kishte kuptuar asgjë shqetësuese te gruaja e tij. Ai tha gjithashtu  se djali i vogël 3-vjeçar është ende i hutuar për atë që ka ndodhur dhe se sa herë hapet kjo bisedë rri e dëgjon.

“Gjithë këtë ngjarje, deri sa ajo ka vdekur nuk di asgjë. Atë ditë kam qenë me punë. Më thanë e ke nusen pa terezi dhe e ke në spital. Nuk e dija që ai e përndiqte. E shihja ndonjëherë të shqetësuar. E pyesja, por më thoshte “me dhemb koka, kurrgjë”, por nuk më ka thënë asnjë gjë. Nuk jam në dijeni për asgjë” – thotë Bardhoku duke treguar se martesa e tyre ka qenë normale.

“Martesa jonë, asnjë grindje, asgjë, shumë e mirë, nuk kam pas asnjë shqetësim, gjithçka ka qenë normale, nuk di se si ndodhi kjo. Parukerinë e la një parukiere tjetër. E kemi bërë gjithçka vetë. Për gjithçka kemi folur për këtë, me shumë halle”.

Ai e mbyll se nuk do t’ja dijë për arsyet e vrasjes së saj dhe nuk ka asgjë për të thënë për autorin.

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217