INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon edhe Basha: Rama shiti Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij. Nesër mblidhet tryeza opozitare

Reagon edhe Basha: Rama shiti Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij. Nesër mblidhet tryeza opozitare

Publikuar më: 17:51 17-10-2017

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë live për mediat, në lidhje me përgjimet e trafikantëve të drogës në Itali, në të cilat është përmendur emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaron se Saimir Tahiri është një nga peshqit e mëdhenj që duhet të vendoset para drejtësisë, ndërsa sipas tij, Rama e shiti për të shpëtuar vetë.
“Provat e hetimit nga antimafia italiane tregojnë se grupi narkotrafikant i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahiri i ka paguar shuma marramendëse. Provat tregojnë se 1400 herë PD e ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet e tij me organizatat kriminale.
Edi Rama burgosi dhe sulmoi oficerin e antidrogës Dritan Zagani kur ai denoncoi me fakte lidhjet e Tahirit me Habilajt. Edi Rama e ka mbrojtur dhe e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë dhe ministrin më të suksesshëm. Sot nuk ka shqiptar të mendojë se Saimir Tahiri ka bërë në kokë të tij.
Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij. Saimir Tahiri ka qenë ndërmjetësi me Habilajt, Shullazin dhe bandat e tjera në vend. Tahiri nuk është as më pak se vetëm një nga peshqit më të mëdhenj. Fakte tronditëse do të dalin në vazhdim për ministra të tjerë të kabinetit.
Vetë kriminelët pohojnë se për të dituar zgjedhjet janë përdorur miliona euro. Këto janë fakte tronditëse para shqiptarëve dhe mbarë botës. Këto janë provat që tregojnë se si Edi Rama ka blerë votën. Nesër, PD do të thërrasë një tryezë me spektrin opozitar. Për çdo shqiptar po troket ora e ballafaqimit me të vërtetën po troket ora e vendimeve të mëdha.”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666