Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas votës së Shqipërisë në OKB, pro rezolutës anti-Trump, që refuzon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Përmes një postimi në rrjetin social “Faceook”, Berisha thotë se kjo votë është “një akt i rëndë antikombëtar i klikës së neo-bllokmenëve me në krye Noriegën e Europës”.
Duke u shprehur se e dënon këtë qëndrim të qeverisë shqiptare, Berisha shkruan se “me këtë akt politika e jashtme e Shqipërisë shndërrohet në një politikë të mirëfilltë anti-kombëtare”.
POSTIMI I PLOTE
Një akt i rëndë antikombëtar i klikës se neo-bllokmenëve me në krye Noriegën e Europës!
Sot klika e noe-bllokmenëve hoxhist, me në krye bastardin e xhelatëve të shqiptarëve Koleka, Rama votoi në OKB, në traditën atërore, kundër SHBA, vendit i cili nga vitet 20 të shekullit të kaluar deri sot ka luajtur rol përcaktues në lirinë e kombit shqiptar.
Duke dënuar me ashpërsi këtë qëndrim shtoj se me këtë akt politika e jashtme e Shqipërisë shndërrohet në një politikë të mirëfilltë antikombëtare. Ajo përfaqeson interesat e baroneve të drogës dhe balozëve neo-bllokmene të krimit dhe jo të shqiptarëve. sb