INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Reagon Haradinaj: Nuk trembem nga fletarrestet e Serbisë. Kosova kërkon lirimin e tij [Video]

Publikuar më: 18:14 06-01-2017

Pas ndalimit vjen edhe reagimi i parë i Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një postim në Facebook ai ka shprehur sot keqardhjen për faktin se disa shtete ende i respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviçit. Hardinaj shkruan se “rrugën e shtetit të Kosovës nuk mund ta ndal askush”.
Ai edhe pse po mbahet në paraburgim deri në arritjen e kërkesës për ekstradim nga Serbia, deklaron se nuk trembet nga fletarrestet.
“Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij. Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“. Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë”-shkruan Haradinaj
Ndërkohë Kosova ka kërkuar ne rruge zyrtare lirimin e Haradinajt. Ministria e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka nisur një letër autoriteteteve franceze. Kjo është e dyta kërkesë brenda javës që i drejtohet Ministrisë Francezë të Drejtësisë për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ministrja Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë, se “ po përcillen të gjithë hapat ligjor që do të mundësojnë lirimin e tij”. Edhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se është në kontakt telefonik me autoritetet franceze, të cilave u ka kërkuar lirimin e Haradinajt, pasi sipas tij, kërkesat e Serbisë janë të papranueshme. Hoxhaj. Ai bëri të ditur se ka bërë kërkesë që udhëtoj për të takuar homologun e tij francez.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë së Serbisë tha të premten se “në një afat sa më të shkurtër kohor” do të kërkojë nga Franca ekstradimin e Haradinajt. Autoritetet franceze ndaluan, të mërkurën, në aeroportin e Bazelit Ramush Haradinajn, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar që më 2004 nga autoritetet e Serbisë, me pretendimet për krime lufte të kryera në periudhën e luftës në Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451