INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon i pari ministri i sapo hequr Arben Ahmetaj

Reagon i pari ministri i sapo hequr Arben Ahmetaj

Publikuar më: 20:09 18-05-2017

Pas marrëveshjes PS - PD i pari ka reaguar Ministri i Financave që do të zëvendësohet nga një ministër opozitar teknik.

Reagimi i Arben Ahmetajt:

"Jam shumë i nderuar që në tre vite e gjysëm shërbeva në Qeverinë Rama duke u bërë pjesë e një procesi historik transformues për Shqipërinë.

Një falenderim I veçantë për Kryeministrin Rama që më dha të gjithë besimin dhe mbështetjen e tij, pa të cilën asgjë nga sa bëmë në këto vite nuk do të kishte qenë e mundur. Asnjëherë në 25 vite nuk pati kaq shumë kurajo, vizion dhe përkushtim për të ndërtuar mbi shkatërrimin, për t’u ngritur mbi pluhurin që trashëguam nga paraardhësit tanë në qeveri, për ta shpëtuar vendin nga një faliment I dytë, gati I sigurt, në kurriz të qytetarëve.

Ka qenë një privilegj që shumëkush do kishte dashur ta kishte, shumëkush që e do Shqipërinë dhe ëndërron ta bëjë atë një vend më të mirë, më të zhvilluar, më të denjë, një vend ku duam dhe mund të rrisim fëmijët tanë, vendin që duam të trashëgojnë brezat e ardhshëm.

Një falenderim i posacëm dhe shumë mirënjohje për cdo bashkëpunëtor që pata gjatë kësaj rruge dhe cdo punonjës me të cilin ndamë sfidën dhe përgjegjësinë për ta rikthyer ekonominë dhe financat publike në kontroll. Sot kemi një rritje pothuaj katër herë më shumë se ajo që gjetëm; kemi financa publike të shëndetshme dhe të konsoliduara; kemi një borxh publik që vazhdon trajektoren rënëse; kemi reforma që po shpërblejnë ditë për ditë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi; kemi për herë të parë në 25 vite, një vit elektoral me suficit buxhetor, me të ardhura që rriten, me borxh në ulje, me ekonomi të stabilizuar.

Shumë arsye për t’u ndjerë sot krenar për gjithcka bëmë deri këtu dhe për të besuar më shumë se asnjëherë më parë tek nevoja për të mos u ndalur tani, për të vazhduar rrugën e nisur të reformave të thella transformuese për Shqipërinë që duam!

Shihemi në fushatë, për Shqipërinë që duam!"

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717