Në fund të fundit edhe ajo është si të gjithë ne!
Performancë e shkëlqyer, zë unik, talent i padiskutuar, Lady Gaga i fali Super Bowl një emocion më vete, deri në momentin kur ndërroi kostumin e saj. Para se të arrini në konkluzione të gabuara, duam t’iu themi se nuk mjafton që një femër të adhurohet në gjithë botën për perfomancat e saj dhe të njihet si një legjende, por duhet të ketë me patjetër edhe një bark muskuloz e të tonifikuar, ndryshe nuk quhet.
Sigurisht që kjo gjë nuk mund të mos vihej re nga përdoruesit e rrjeteve sociale (kryesisht Tëitter), të cilët nuk kursyen aspak komentet për ta kritikuar, sigurisht.
Një prej tyre thotë: “U përpoqa të shijoja performancën e Lady Gaga, por u shpërqëndrova nga dhjami i barkut që i tundej #SuperBowl”
“Lady Gaga ka veshur një bluzë të shkurtër dhe babi im u shpreh se dukej fiks si barku i tij, me dhjamë”
Por ndodh që femrat ndonjëherë konfuzohen dhe harrojnë qëllimin pse janë në këtë botë, duke u bazuar te imazhi i jashtëm, që mesa duket do të thotë gjitçka për to. Disa prej tyre kanë komentuar (duke e lavdëruar) për barkun e saj si:
“Për mua, ylli i shfaqjes ishte barku i Lady Gaga-s, nbjësoj si i një njeriu normal”
“Një atribut për barkun e Gaga-s, e cila ju tregon vajzave se nuk ke nevojë për një trup perfekt për të lënë mbresa”
“Lady Gaga dhe une kemi të njëjtin bark, dhe nuk jam ndjerë ndonjëherë kaq vetëbesim”
Le të presim për komentin e Trump lidhur me këtë tani…