INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon ish - kryeministri Berisha pas dorëheqjes së Roshit

Reagon ish - kryeministri Berisha pas dorëheqjes së Roshit

Publikuar më: 15:09 31-05-2016

Pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, ish kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar, në Facebook. Ai lëshon një pyetje për Kryeministrin Rama duke ngritur dhe disa akuza të forta.

Ja reagimi i ish-kryeministrit, Berisha:

“Elvisin e mori Ervisi, emri me të cilin ishte dënuar. Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin?

Në kohën kur Edi quhej Edvin ai u akuzua për:

- Dosjen e tmerrshme spanjolle, e cila përmban edhe vrasje të llahtarshme(përfolur në media)
- Letrën e Kadriovskit ku akuzohet për rrëmbimin e drogës dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij (letra tashmë e bërë edhe publike)
- Shitjen në Paris të ikonave të vjedhura, histori kjo e një çuni shqiptar, që nuk quhej Ervis por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos që tha se e solli nga Parisi me thonj të pisët tek shiste ikona të vjedhura)!
Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe Edi Ramën, si kryekriminel për futjen e krimineleve në parlament dhe pushtetin vendor, i bëj thirrje të shpjegohet publikisht për motivet e maskimit të tij me ndryshimin e emrit nga Edvin në Edi”!

Article Logic
Execution time: 0.0024981498718262