INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Kejdi Mehmetaj: Znj. Nikolla, ju qani hallin e votave, ne të njerëzve

Reagon Kejdi Mehmetaj: Znj. Nikolla, ju qani hallin e votave, ne të njerëzve

Publikuar më: 18:09 19-03-2017

 Thellohet më tej përplasja mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, pas replikave të ditëve të fundit dhe deklaratat e deputetes së LSI, Monika Kryemadhi, e cila kritikoi me tone të ashpra skemën për Maturën Shtetërore, gjatë një takimi me maturantët e qytetit të Lezhës.

Reagimi i radhës vjen nga deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, ja çfarë shkruan ajo:

Jam përpjekur shumë dhe gjithmonë do përpiqem të sfidoj ambjentin që na rrethon për t'i qëndruar larg vesit të dëmshëm të politikës shqiptare, ku debati nuk ngrihet mbi argumenta por sulme personale. Jam përpjekur shumë gjithashtu, që për zonjën Nikolla të mos flas asnjëherë individualisht, por për atë çka përfaqëson ministria që ajo mbulon.

E dashur Lindita, si ministre, do t'ju shërbente të sfidoni veten e ti qëndroni me sinqeritet më pranë nxënësve e studentëve, interesi i të cilëve duhet të jetë detyra juaj e vetme e sublime në këshillin e ministrave.

Gjithashtu, do duhej që me saktësi të kishit informacion mbi qëndrimet dhe diskutimet mbi cështjet e arsimit, të paktën këto katër vite. Fundja kjo është detyra juaj!

Edhe nëqoftëse nuk arrini dot ti mbani mend listën e gjatë të kritikave ndaj sistemit, ju ftoj të hapni arkivën e ministrisë.

Që prej vitit 2008 nga LSI dhe përfaqësues politik të saj, ka së paku dy letra dhe kërkesa zyrtare në vit që lidhen me Maturën Shtetërore dhe pranimet në Universitete. Besoj nuk është nevoja t'ju kujtoj gjithë diskutimet që kemi patur bashkë në seancat plenare apo komisione. As interpelancat, as propozimet, as ndërhyrjet. Sigurisht ju do fshiheni pas gishtit sot, sepse nuk ka argumenta të tjerë për të shpjeguar zullumin që është bërë me arsimin në Shqipëri.

Më thoni ju lutem, si e justifikoni ju faktin se buxheti dedikuar arsimit nga 3.27% e PBB që ka qenë në 2013, sot nuk arrin as 3%?

Si e shpjegoni ju që ndër gjithë ato fonde që janë shpërndarë pa teklif për tendera dhe koncesione me produkt të padukshëm, nuk keni sjellë fare përmirësim në infrastrukturën e shkollave ku sot studion gjenerata tjetër. Përkundrazi, sot fëmijët bëjnë mësim edhe ditëve të shtuna, se nuk kishit menduar për ngrohje në ditët e ftohta të dimrit. E ç'ngrohje them unë, as xhama nëpër dritare nuk kanë shkollat nëpër Shqipëri.

Si e shpjegon një ligj për arsimin e lartë, që lekët e taksapaguesve shqiptarë i con në xhepat e privatit?

Si e shpjegon rritjen e tarifave të studimit vit pas viti?

Article Logic
Execution time: 0.0039298534393311