INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Kryemadhi: Pabesia dhe frika e Edi Ramës po mbajnë në burg kukësianët!

Reagon Kryemadhi: Pabesia dhe frika e Edi Ramës po mbajnë në burg kukësianët!

Publikuar më: 15:00 20-04-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas shpalljes së vendimit për 11 kukësinët, 4 prej të cilëve Gjykata e Apelit Shkodër, i la në burg. Kryemadhi sulmon kryeministrin Rama duke e akuzuar atë se po i mban padrejtësisht protestuesit në burg. “Pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë! Asnjë qytetar që ka protestuar për një taksë arbitrare dhe të padrejtë, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, që sot më shumë se kurrë tregoi qartas se është vegël e qeverisë”-shkruan kryetarja e LSI-së. Për të, procedurat e ndalimit të protestuesve, mënyra se si u shoqërua dhe gjykimi i politizuar janë tregues i qartë i një pushteti të ri në duart e narkoqeverisë. “Asnjë raport ndërkombëtar, asnjë shoë në ERTV apo shfaqje “dashurie publike” për të tërhequr vëmendjen nga zullumet, nuk e shpëton dot Edi Ramën dhe qeverinë e narkotrafikut nga revolta e një populli, që sot më shume se kurrë po provon në kurriz hajdutërinë dhe padrejtësinë”-komenton Kryemadhi. Ajo premton se opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës.” Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit. Beteja tyre me padrejtësinë është edhe beteja jonë! Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit”-shkruan liderja e LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602