INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Ministria e Kulturës, për dorëheqjen e Kernit

Reagon Ministria e Kulturës, për dorëheqjen e Kernit

Publikuar më: 14:02 01-08-2016

Pas njoftimit të drejtorit të TKOB dhe AP për dorëheqje, ka reaguar dhe Ministria e Kulturës, duke e konsideruar dorëheqjen si një akt individual vullnetar dhe si i tillë nuk komentohet.

Pjesë nga deklarata:
"Drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Z. Ilir Kerni, paraqiti të premten kërkesën për dorëheqje nga detyra. Ministria e Kulturës konsideron se dorëheqja është një akt individual vullnetar dhe si i tillë nuk komentohet. Historia e një Teatri ndërtohet nga brezat e artistëve që performojnë në të dhe nga gjurmët që lënë drejtuesit e tyre, në ‘murin’ e Teatrit, përfshi edhe kontributin e rëndësishëm tre-vjeçar të Z. Ilir Kerni. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, në vijim të reformës së kryer në institucionet skenike kombëtare; falë punës së jashtëzakonshme të trupave; jo vetëm të traditës, por edhe të prurjeve të reja shumë të fuqishme në këto vite, i ka sjellë skenës shqiptare ngjarje të mëdha kulturore, ka hapur dyert për artistët shqiptarë të suksesshëm në botë; ka disafishuar numrin e shfaqjeve dhe ka nderuar Shqipërinë në skenat ndërkombëtare. Tashmë TKOBAP përgatitet për një sfidë të re në menaxhim. Pushime të mbara artistëve rikthim të bukur në shtator në jetën artistike.”

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762