INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Ministria e Mbrojtjes për katastrofën mjedisore të bitumit në det [Foto]

Reagon Ministria e Mbrojtjes për katastrofën mjedisore të bitumit në det [Foto]

Publikuar më: 10:35 24-05-2016

Nafta e papërpunuar që është shkarkuar të hënë në zonën e plazhit të Zvërnecit në Vlorë është e përmasave thuajse katastrofike. Gati 5 kilometra të vijës bregdetare janë mbuluar nga bitumi.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar vetëm Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila ka publikuar disa fotografi nga katatrofa mjedisore që ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit dhe ka shkruar:
“Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te Petrolifera. Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj. Si Ministre e Mbrojtjes dhe qytetare  dhe që me dhimbset çdo cm tokë apo det i vendit tim, zero‬ tolerancë për përgjegjesit.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0027589797973633