Pas arrestimit të ish presidentit francez Nicola Sarkozy, disa ditë më parë për marrjen e 42 miloinë paundëve pagesë nga ish - diktatori i Libisë, Kolonel Gaddafi, ka ardhur më në fund dhe reagimi nga Sarkozy.
Ai i ka quajtur akuzat si “groteske” dhe “manipulim” dhe shprehet se nuk ka prova për të mbështetur këto akuza.
“Unë jam akuzuar pa ndonjë dëshmi fizike, nuk ka prova për të vërtetuar akuzat që më bëhen. Shpifjet ma kanë bërë jetën ferr, unë po arrestohem pa prova, jeta ime është përmbysur nga këto akuza të pabaza, është kthyer në ferr”, shprehet Sarkozy.
Ish presindeti Sarkozy akuzohet se në vitin 2007 gjatë zgjedhjeve presidenciale të cilat dhe i fitoi.