INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon PD-ja për takimin e Ramës me kryeministrat e Ballkanit

Reagon PD-ja për takimin e Ramës me kryeministrat e Ballkanit

Publikuar më: 11:12 26-08-2017

Ditën e sotme kryeministri i vendit tonë Edi Rama është takuar me homologët e tij në vilën qeveritare në Durrës, ku fokusi i këtyre bisedimeve ka qenë punësimi.
Pas kësaj mbledhje ka ardhur dhe reagimi i parë ka Partia Demokratike.
Edi Paloka ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook duke e quajtur këtë takim si një ribashkim me Jugosllavinë.

Statusi i plotë

Ne periudhen e mjaltit me Titon, Enver Hoxha pranoi propozimin per bashkimin ekonomik te Shqiperise me Jugosllavine.
Sic do te pranonte vete diktatori pas "prishjes" me dashurine e pare ne kampin komunist ( jugosllavet formuan PK te Shqiperise dhe vune Hoxhen ne krye te saj), bashkimi ekonomik me Jugosllavine fshihte qellimin politik te bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine ne kuadrin e federates.Nderkaq, zbatimi i planit, per aq kohe sa u zbatua, shenoi rrenimin e plote dhe te asaj ekonomie qe kishte Shqiperia ne ate periudhe.
Pa marre persiper as rolin e historianit e as ate te specialistit ne ekonomi, thjesht si qytetar i ketij vendi, do doja qe te behej transparence per kete "bashkim" te ri , informacioni per te cilin deri tani ka mbetur ne kuadrin e thashethemeve.
Nje gje eshte e konfirmuar te pakten deri me sot ( perfshi takimin e Triestes); i vetmi vend qe nuk ka perfituar eshte Shqiperia e Rames.

Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424