INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon për debatin në PD dhe Shkëlzen Berisha

Reagon për debatin në PD dhe Shkëlzen Berisha

Publikuar më: 15:31 29-06-2017

Shkëlzen Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me debatin që ka shpërthyer në PD dhe me ato që shkruan duket sikur promovon “paqen”.
Me një status në faqen e tij në Facebook, Shkëlzen Berisha kërkon bashkim dhe jo ndarje dhe sulme ndaj njëri-tjetrit.

Mesazhi i Shkëlzen Berishës:
Të dashur miq
E kuptoj debatin që ka lindur mes nesh për shkak të rezultatit. Kam zgjedhur të mos bëhem pjesë në këtë debat, ndonëse si të gjithe ju kam mendimet e mia. Por nuk i kuptoj dhe nuk i justifikoj dot sulmet, etiketimet dhe fyerjet që i adresoni njëri-tjetrit.
Përse është kaq e vështirë të shprehni mendimet tuaja pa ofenduar ata që nuk mendojnë si ju? Përse e keni kaq të thjeshtë të zeroni kontributet e demokratëve vetëm pse nuk mendoni njëlloj.
Kemi ndarë së bashku për 4 vjet opinione dhe qëndrime opozitare! I kemi dhënë me mijëra pëlqime dhe mbështetje virtuale statuseve opozitare të njëri - tjetrit. Jemi respektuar si pjesë e së njejtës familje politike.
Kjo nuk duhet të ndryshojë thjesht dhe vetem pse sot keni mendime të ndryshme se si dilet nga kriza, sepse në përfundim të saj, e vetmja mënyrë për të dalë të bashkuar, është respektimi i mendimit ndryshe. Askush nuk duhet dhe as nuk meriton të largohet nga shtëpia jonë e tronditur sepse mendon ndryshe.

Article Logic
Execution time: 0.0024409294128418