INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon për herë të parë BE për zgjedhjet në Shqipëri

Reagon për herë të parë BE për zgjedhjet në Shqipëri

Publikuar më: 20:37 26-06-2017

Bashkimi Europian reagon për herë të parë pwr zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri.
Me anë të një deklarate të Përfaqësueses së Lartë të BE, Federica Mogherini dhe Komisionerit Johannes Hahn ka deklaruar se zgjedhjet ishin të rregullta.

“Zgjedhje parlamentare të Shqipërisë më 25 qershor u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt. Qytetarët përfituan nga ofertat e gjera politike në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në komunikat

“Sapo procesi elektoral të përmbyllet, ne do të angazhohemi me qeverinë e re për të mbështetur procesin e reformave dhe për të vazhduar me procesin e integrimit në BE. Në këtë drejtim shumë e rëndësishme do të jetë vazhdimësia në Reformën në Drejtësi dhe lufta kundër trafikimit dhe kultivimit të dogës.”

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094