Më 6 tetor kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Kajan.
“Ne u bekuam me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet!”, shkroi në postimin e tij Veliaj në foton me të birin, kur publikoi lajmin e gëzuar dy ditë pas u bë baba.
Ditën e djeshme Ajola Xoxa publikoi foton e parë në Instagram, që pasi u bë nënë, por nuk ishte një imazh i vogëlushit. Xoxa publikoi një fotot të qiellit të mbushur me re, por prej të cilit arrijnë të depërtojnë rrezet e diellit, si për të treguar se këtë ndryshim ka parë në jetën e saj pas lindjes së djalit.
Mirëpo së fundmi Ajola ka publikuar një foto të saj 12 orë para se të vinte në jetë vogëlushi Kajan. Ajo i ka dhënë atij këshillat më të mira të mundshme duke përmendur të gjithë familjarët e birit të saj dhe cilësitë e tyre më të mira në mënyrë që ai t’i trashëgojë.
“Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit.
Mami uron qe ti te rritesh i shendetshem, te behesh nje njeri i mençur, i mire dhe i drejte, te te udheheqi ne jete gjithnje dashuria dhe asnjehere inati; te behesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemren plot miresi si nena Valbona dhe plot dedikim si nena Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, te kesh buzeqeshjen gjithe drite si gjyshi Luani qe te mbron nga qielli, zemren te paqtë si stergjyshja Gano dhe te jesh cool si xhaxhai Arbi. Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone. ?”