INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon për herë të parë Rudina Xhunga: Ledionit i ka hipur vetja në qejf!

Reagon për herë të parë Rudina Xhunga: Ledionit i ka hipur vetja në qejf!

Publikuar më: 11:33 18-04-2017

Për herë të parë Rudina Xhunga reagon në lidhje me debatin me Ledion Liçon!

E ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”, gazetarja Rudina Xhunga vendos t’i përgjigjet pyetjeve të Arjolës në lidhje me situatën e krijuar në rrjetet sociale mes saj dhe moderatorit të Top Channel, Ledion Liço.

“Ishte nje situatë e pakëndshme. Unë nuk hyj tek njerzit që dua të bëj këtë lloj zhurme se nuk kam nevojë. Ai ishte një postim në website dhe të gjithë e dijnë që kush është në krye të një website nuk mund të kontrollojë gjithçka. Megjithatë unë e kontrollova, ishte një sondazh. Nuk i qëndrova gjatë se e premtja është e mbushur me lajme showbiz-i, pra nuk mu duk ndonjë gjë e rëndësishme.”

Por Xhunga nuk e lë më kaq. Ajo vazhdon duke thënë se për Voice-in nuk dëgjon të flitet shumë:

“Unë i dhashë të drejtë gazetares, sepse në perceptimin tim… nuk dëgjojmë shumë për “Voice-in” dhe dihet se çfarë përbën lajm tani, pra nuk ishtë shumë e rëndësishme.”

Megjithatë teksa vazhdon rrëfimin e saj për mënyrën sesi kjo situatë erdhi tek Rudina, ajo shton se reagimi i Ledionit ishte i tepruar. E ndërsa Arjola e pyet nëse i erdhi keq për atë postimin Xhunga tregon: 

“Unë e mësova në mëngjes gjithë shpërthimin e tij, kur një mikeshë ma çon postimin dhe më pyet a do reagoja….Nuk më erdhi keq për atë shkrim. Ledioni është një çun i vogël, do rritet dhe do mësojë. Por gjithsesi unë Ledionin e kam xhan. Ai është një djalë i talentuar, ka qënë shpesh herë në shtëpinë time për drekë, kemi ndarë biseda dhe kemi qënë edhe shumë miq.”

Por nëse mendoni se Rudina e la me kaq, gaboheni. Dëgjoni reagimin e plotë të saj teksa pranon se moderatorit i ka hipur vetja në qejf (min 09:30):

 

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109