Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i pyetur nga TV Klan në lidhje me dy patentat në emrin e tij gjetur në makinën e biznesmenit të arrestuar nga policia sot në Elbasan, është shprehur se “për momentin nuk mund të flasë për çështjen”
Bashkë me patentat, Orest Sotës iu gjetën edhe 800 mijë euro. Për paratë 25-vjeçari i ka thënë policisë se do të bënte një pagesë te Kurum në Elbasan ndërsa për patentat është munduar të sqarojë se i ka harruar në makinën e tij shoferi i Tahirit.