"Rikthimi im s'do të ndodhë as në media 'kazani' dhe as media regjimi..."
Mesa duket gazetarja e njohur Sonila Meço, ka vendosur që të kthejë një përgjigje përfundimtare përsa i përket thashethemve që janë bërë së fundmi në lidhje me zëvendësimin që do t’i bënte Sokol Ballës.
“Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme dhe më të rëndësishme në vend. Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar në emrin tim.
Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj dhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi.”-shkruan Meço në statusin e saj, ku sigurisht komentet reaguese kanë qenë të shumta.