INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Petrit Vasili: Plagët e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk janë kufijtë por korrupsioni

Reagon Petrit Vasili: Plagët e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk janë kufijtë por korrupsioni

Publikuar më: 11:45 05-08-2018

Pas deklaratës së Thacit për korrigjim kufijsh midis Kosovës dhe Serbisë dhe debatit me ish kryeministrin Berisha, ka reaguar dhe Petrit Vasili.

Sipas Vasilit dy vendet nuk kanë problem për kufijtë por me ekonominë.

‘Kufijtë janë ne rregull ndërsa ekonomia jo,ndërsa "hallet" e vetes te mos i bëjmë te shqiptareve’, shprehet ndër të tjera Vasili.

Reagimi i plotë:

Kufijtë janë ne rregull.

Luftëra te mëdha kane përcaktuar fituesit dhe humbësit,kane përcaktuar dhe kufijtë e fituar,kane përcaktuar dhe shqiptaret si fitues.

Dhe fituesi duhet te sillet si fitues e kundërta është faj.

Ekonomia nuk është ne rregull as ne Shqipëri dhe as ne Kosove.

Është ne krize ekonomia.

Është i madh korrupsioni.

Pastrohen edhe para te pista shume bile.

Shqiptaret këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shume here me te mire dhe me te forte.

Kush i le shqiptaret te varfër është armik i tyre.

Sa për kufijtë ata mire janë,na duhet vetëm qe t'i mbrojmë si duhet. "Hallet" e vetes te mos i bëjmë halle te shqiptareve.

Article Logic
Execution time: 0.0024240016937256