Padyshim e patë videoklipin e West të quajtur “Famous” dhe ajo çka ju ra më tepër në sy ishin trupat lakuriq të vendosur në një shtrat vendosur pranë njëri tjetrit.
Të gjithë u habitën nga kjo video e cila përmbante muzikë vetëm në tre minutat e saj të para dhe me pas prezantonte emrat e pjesmarrësve në shtratin gjigand.
Por nga u frymëzua Kanye që i “zhveshi” të famshmit dhe i “shtriu” në një krevat?
Është frymëzuar nga piktura “Sleep” e piktorit realist amerikan, Vincent Desiderio. Vepra e tij e artit është e njejtë me trupat e të famshmeve dhe vendosjen e kompozimin e tyre në klipin e West.
Menjëherë pas lançimit të klipit, West dhe Vincent shpjeguan që në këtë mes nuk ka pasur asnjë lloj kopjeje thjesht të dy janë përpjekur e kanë bashkëpunuar për të krijuar “Famous”
Desidario përshkroi emocionin kur pa për herë të parë videoklipin e përfunduar:
“Isha vërtet pa fjalë. Kanye pa gjëra në të që unë nuk e di se si ai mund t’i ketë parë. Kanye është me të vërtetë një artist. Duke folur me të ishte si të flisje me ndonjë nga shokët e mi në artin botëror në fakt, më shumë si të flisje me studentët e artit që të dëgjojnë me shumë vëmendje "
Artisti gjithashtu mbrojti "Famous", si art, pavarësisht kritikave të marra për lakuriqësi. Lena Dunham, për shembull, tha se pasqyron një kulturë që i bën "gratë të ndihen të pasigurta edhe në shtretërit e tyre,dhe në trupat e tyre."
Desidario për t’u përgjigjur kritikave ndaj relizimit të klipit ka thënë se arti është lindur për të shkuar drejt rrezikut.
dear god what is happening ?
— RAY MUÑOZ (@raymunoz94) June 26, 2016
cc: @BuzzFeed pic.twitter.com/bu2sixzU7G