INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Presidenti Meta: Dënoj me forcë vrasjen barbare të gjyqtares Hafizi

Reagon Presidenti Meta: Dënoj me forcë vrasjen barbare të gjyqtares Hafizi

Publikuar më: 18:55 31-08-2017

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta dënon ashpër vrasjen barabare të gjyqtares Fildes Hafizi. Kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë shqiptare, thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri, - nënvizon Presidenti Meta.

 Presidenti i Republikës i shpreh ngushëllimet e thella familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, duke inkurajuar organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare të vënë para drejtësisë dhe t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më e të mos lëndojnë e prekin familjen e mbarë shoqërinë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709