INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon prokuroria e Vlorës për lajmin e mediave gjermane: Jorgaqi merrej me vjedhjen e kapakëve pusetave

Reagon prokuroria e Vlorës për lajmin e mediave gjermane: Jorgaqi merrej me vjedhjen e kapakëve pusetave

Publikuar më: 14:22 29-08-2017

Ka reaguar Prokuroria e Vlorës për shkrimit e mediave gjermane për prokurorin shqiptar i cili kishte rënë viktimë e mafies së ndërtimit.

Sipas burimeve nga prokuroria,  Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave. Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike si vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve.

Reagimi i prokurorisë

Burime zyrtare nga Prokuroria Vlore thane se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.

Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizim të brendshëm. Aktualisht është në proces gjyqësor për largimin nga detyra dhe çështjen e tij administrative mund ta mbroje para gjykatës shqiptare me argumente ligjore dhe jo nëpërmjet kërkesave të mundshme për azil në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të BE-së, thanë burime zyrtare në Prokurorinë e Vlorës.

Article Logic
Execution time: 0.0033438205718994