INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon publikisht Ilda Bejleri, pas lajmit se aksidentoi 64-vjeçaren [FOTO]

Reagon publikisht Ilda Bejleri, pas lajmit se aksidentoi 64-vjeçaren [FOTO]

Publikuar më: 21:29 12-02-2020

Një grua në moshën 64-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme përballë drejtorisë së policisë në Tiranë. Mediat shkruan se e aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës dhe se mjeti që e ka aksidentuar ishte i moderatores Ilda Bejleri.

Menjeherë pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi i Bejlerit, e cila ka ripublikuar lajmin duke e hedhur poshtë vërtetësinë e tij. “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë?! Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”, ka shkruar Ilda krah postimit në ‘Instastory’.

Ky lajm tërhoqi jo pak vëmendjen e audiencës, megjithatë vetë moderatorja ka treguar se asgjë nuk është e vërtetë.

85156169_736390666891049_8932806186336518144_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023159980773926