Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e Xhisiela Malokut. Me anë të një statusi në Twitter, Rama u shpreh se vajza u përdor nga politika dhe mediat.
Kryeministri ka paralajmëruar një paketë antishpifje pas akuzave të opozitës mbi maxhorancën dhe atë vetë me denoncimin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS dhe thase duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh.
“Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë. Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje”, shkruan Rama.