Wayne Rooney i ka dal në mbrojtje Lois van Gaalit.
Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney i ka dalë në ndihmë trajnerit të skuadrës, Louis van Gaal.
Ai tha se nuk duhet të fajësohet për gjithçka trajneri dhe se lojtarët duhet të marrin një pjesë të madhe të përgjegjësive për rezultatet e dobëta këtë edicion.
“Është e padrejtë që të fajësohet vetëm trajneri. Ne jemi në fushë dhe lojtarët duhet të marrin shumë përgjegjësi për paraqitjen dhe rezultatet”, tha Rooney.
“Ne duhet të pranojmë kritikat. Ne duam të fitojmë, ne gjithmonë duhet të provojmë dhe të fitojmë”