INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Rudina ndaj Stefit, i përgjigjet Endri! [FOTO]

Reagon Rudina ndaj Stefit, i përgjigjet Endri! [FOTO]

Publikuar më: 16:59 09-12-2017

Në ditën, kur artistët e “Kënga Magjike” kanë dhënë votat për njëri-tjetrin, në studion e Rudina Magjistarit diskutuan për edicionin e 19-të të këtij Festivali, një panel që u dominua nga zërat e gazetarëve, ku protagoniste ishte Dasara Karaiskaj! Mesa duket  mjeri nga konkurentët e festivalit, Endri Prifti, nuk i kanë pritur aspak mirë fjalët e Desarës.

Menjëherë pas përfundimit të emisionit Endri ka zgjedhur që komentin e tij në lidhje me këtë ngjarje ta bëjë në profilin e tin në Facebook. Ky status, i bërë nga Endri pati shumë reagime dhe është për tu thënë që ndjekësit e tij ishin në një mendje me të. Por, ajo që ra në sy ishte po komenti i Desarës, që bëri në statusin e Endrit. Ajo e mbrojti sërish idenë e saj duke mos ulur aspak hundën.

Ndërkaq, në një nga frazat e statusit të Stefit atakohej edhe Rudina, autorja e programit: “Së pari (me gjithë respektin që kam) mendoj se ishte një përzgjedhje e keqe e vetë moderatores për këtë analizë”.

. Sigurisht, që Rudina nuk e ka lënë në heshtje këtë akuzë ndaj saj, duke i dhënë një përgjigje të gjatë Stefit! “I dashur Stefi, sa për një shpjegim të vogël, që ta kuptosh më mirë: paneli sot nuk u mblodh për të bërë analizë muzikore, por thjesht bisedë të lirë, komente, mbresa, përshtypje për muzikën, performancat, spektaklin, veshjet, humorin etj…Ka qenë tema e ditës.

Dhe ky ishte qëllimi, të sillnim të njëjtën atmosferë, atë të komenteve miqësore, që mund të bëjë kushdo, por me gazetarë dhe opinionistë, që kanë vite në shoëbiz, njerëz të specializuar të fjalës dhe të sprovuar të stilit – pa harruar aspak këngëtaren Orgesa Zaimi, si pjesë të panelit. Jo vetëm ata që kanë diplomë në muzikë janë në gjendje të kuptojnë, kur dikush stonon, mos e harro këtë.

Apo kur dikush s’e ka këtë vit këngën, në nivelin e viteve të kaluara. Dhe të ftuarit në panel kanë të drejtë të japin mendimin e tyre personal… Edhe një herë, nuk ishte fare nëe qëllimin e programit të analizonte teknikisht muzikën, por të shijonim bisedat miqësore, apo edhe komentet pickuese, pa influencuar askënd, por me dëshirën e mirë për të argëtuar dhe për të zgjatuar debatin e ditës”, është shprehur Rudina, duke mbrojtur në këtë mënyrë panelin e saj dhe dhënë përgjigje akuzës së Stefit!

Por, mesa duket kjo histori nuk ka mbaruar me kaq, edhe Endri Stefi ka komentuar në lidhje me këtë ngjarje: “Të drejtë ke nëqoftëse është kështu siç e shpreh ti me lart . Unë e pashë tani në mëngjes emisionin , me 5 e 44 e arrita , mbas pune e di ti . Këtë që arrita unë të dëgjoja , ishte pak sa ndryshe . Juve duhet ta dini dhe patjetër që e kuptoni se sa shumë rëndësi ka tek ky popull mediat . Mua me vjen shumë keq që jo juve , por të gjitha portalet japin vlerësime dhe diskutojnë për jo atë që duhet të diskutojmë”!

Mandej, Endri ju është kthyer dhe njëherë protaleve me atë çfarë shkruhet e komentohet sot! “A e dini se çfarë flasin dhe diskutojnë të gjitha portalet , për atë që duhet të na vijë keq për fëmijët tanë . Arti , muzika , artistët , këngëtarët , sportistët e gjithçka ka lidhje me këtë gjë kaq me vlerë për një komb ? Flasin dhe suportojnë për jo artistë. Këtu nuk jam dakord.

Këtu kanë edhe topin edhe arrën dhe hedhin hi në sy popullit që ndjek këto portale”, ka thënë ndërkohë Endri.

endri.jpgrudina.jpgstefi_prifti_u_kthehet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996