INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Selami: Ju tregoj të vërtetën për kërcënimin pas shpalljes së kandidaturës

Reagon Selami: Ju tregoj të vërtetën për kërcënimin pas shpalljes së kandidaturës

Publikuar më: 20:06 28-06-2017

Një incident ka ndodhur pas konferencës për shtyp ku Eduard Selami shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmataj i është drejtuar me një gjuhë të ashpër Selamit.

“Çfarë pune ke ti këtu, ça do këtu? Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu?”, - i është drejtuar shoferi i deputetes, sfidantit të Bashës.

Mësohet se Selami ka ruajtur qetësinë nga e gjithë kjo situatë dhe debati ka mbetur me aq. Duke folur për gazetën “Panorama”, Selami ka treguar gjithçka sa ndodhur.

“Pati një incident të pakëndshëm sot në Selinë e Partisë Demokratike që unë më vonë e mësova se kush ishte. Megjithatë unë do shoh përpara dhe e rëndësishme është gara në PD”, - tha Selami.

Article Logic
Execution time: 0.0025508403778076